Autoriteti Portual Durrës i ka tejkaluar parashikimet financiare për vitin 2019, madje ka arritur rezultatet më të larta, krahasuar me 5 vitet e fundit.
Rreth 2.9 milionë euro është fitimi i realizuar pëgjatë 8 mujorit të parë të këtij viti, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të shpenzimeve, në nivel 4%.
Aktualisht, është në fazën e zbatimit një ndër projektet më të rëndësishme, thellimit të bazenit dhe kanalit hyrës, i financuar 100% nga të ardhurat APD-së.
Përsa i përket këtij projekti, drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare shfaqet optimist, ndërsa thotë se punimet do të mbarojnë përpara afatit pasi po ecin me ritme të kënaqshme.
"Të gjitha portet e rajonit janë shumë më të thella sesa porti i Durrësit. Ne do e çojmë nga 7.5 në 10.5 metra ", thotë Tare.