Nju Jorku shpalli gjendjen e emergjencës me afrimin e uraganit të fuqishëm Ida, që ka sjellë reshje të dendura e përmbytje masive.
Teksa ka përshkuar territore të gjera të lindjes së vendit, duke nisur nga Luiziana ku shkaktoi dëme katastrofike, uragani ka thelluar në 25 bilancin e viktimave në Nju Jork dhe Nju Xhersi.
Fuqia e erërave ka rënë, por sasia e reshjeve ka shënuar rekorde. Në një orë, niveli i ujit në New York arriti në 20 centimetra, duke përmbytur shumë rrugë.
Pjesa më e madhe e metrosë së Nju Jorkut ka pezulluar punën, pasi shumë stacione u përmbytën.Ujërat përmbytën edhe katet e para të dhjetëra shtëpive.





