Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend, ku 3 pacientë kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 82 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Aktualisht tek Infektivi janë të shtruar 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.