Skuadra e Luis de la Fuentes për ndeshjet e ardhshme të Spanjës kundër Bullgarisë dhe Turqisë i ka vënë të gjithë te Barcelona në ankth. Çështja nëse Lamin Jamal do të përfshihet në skuadër, pas dëmtimit të tij të fundit dhe rikthimit të vështirë në klub, ka ngjallur debate të ashpra.
Në “El Desmarque Madrugada”, një program në Kuatro të drejtuar nga Rikardo Rejes , ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me këtë çështje. “Nuk duhet ta thërrasë Laminen. Edhe pse ai mund të luajë kundër PSG-së, ai ende po përballet me një dëmtim serioz” – deklaroi ai. Ish-presidenti nuk u kufizua vetëm në atë koment mjekësor dhe shkoi më tej, duke e kritikuar ashpër trajnerin.
“Z. De la Fuente duhet të ndjekë një kurs anglishteje, sepse Flik bëri një koment në atë gjuhë. Ai nuk po kërkonte një përballje dhe përgjigja e trajnerit të kombëtares tonë ishte mjaft e dyshimtë”, tha ai. Gaspart e përfundoi fjalimin e tij me një rekomandim të drejtpërdrejtë për trajnerin e ekipit kombëtar.
“Inteligjenca e trajnerit duhet të vijë përpara interesave sportive. Është mirë që një lojtar si Lamin të pushojë këto dy javë në vend që ta ngarkojë me më shumë ndeshje ndërkombëtare”.
Një fakt i vërtetë dhe diçka qëndron në këtë deklaratë të ish-prsidentit të Barcelonës. Kjo për faktin se Jamal vërtet ka luajtur 90 minuta kundër Paris SG, por më pas ka ndjerë sërishdhimbje dhe është nëdyshim për sfidën e se djelës. Në fakt edhe kundër Parisit në nuk kemi parë njëJamalnë një formë të tillë kaq të dobët.





