Disa minatorë kanë të mbetur të bllokuar në një galeri kromi në fshatin Lajthizë të Pukës. Ata kanë qenë duke punuar, kur galeria është shembur dhe për pasojë ata kanë mbetur të bllokuar brenda.
Dy minatorë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë nxjerrë nga galeria pa lëndime të mëdha.
Më herët është nxjerrë i pajetë Adil Dautaj 41 vjeç, ndërsa pak minuta më parë është nxjerrë dhe trupi i dytë i pajetë i Afrim Zhutajt 43 vjeç.
“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës. Grupi hetimor dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar”, njoftoi policia më herët në lidhje me ngjarjen.





