Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter dhe kompanisë së pagesave Square, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrejtin social një ditë më parë, Dorsey tha se dhurimi është rreth 28% e pasurisë së tij nga aksionet e Square për një fond bamirës të quajtur Start Small për të financuar lehtësimin e Covid-19. 

Donacioni i Doresy-t është më zemërgjeri deri tani.

Nga miliarderët e teknologjisë kanë qenë të shumtë ata që kanë dhuruar në luftën kundër Covid-19, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka ndarë 30 milionë dollarë, Jeff Bezos i Amazon-it ka dhënë 100 milionë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka thënë se do të dhurojë furnizime mjekësore në Itali – vendin me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.