TIRANE– Pandeli Majko, ish kryeministër dhe deputet në disa legjislatura ka qenë dhe një prej krerëve të Forumit Rinor Eurosocialist.

Majko ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar 21-vjetorin e themelimit të FRESSH, duke postuar një foto të atyre viteve, ku bie në sy shkujdesja rinore. Foton deputeti socialist e ka shoqëruar edhe me një urim të shkurtër drejtuar gjithë të rinjve socialistë.

“15 janar 1992 – 15 janar 2013 Sot Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESSH) mbush 21 “vjeç”… Gëzuar miq, vëllezër dhe motra! Gëzuar ditën e ëndrrës sonë për të Majtën dhe Shqipërinë europiane! Kjo datë ka qenë dhe do të mbetet ditë e ringritjes dhe shpresës. Sot më shumë se kurrë! — me Alket Tarifa, Florian Serjani, Aulona Minga, Ndre Legisi, Ilir Zela, Taulant Dedja dhe Alfred Trebicka”,- shkruan Majko.