Theo Hernandez vazhdon të tregojë javë pas jave se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit.

Mbrojtësi francez gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e të premtes kundër Lecces dhe arriti të barazojë një rekord të vendosur nga legjenda e klubit Paolo Maldini.

Kundër Lecces, Theo shënoi golin e tij të 29-të me fanellën kuqezi, duke barazuar Paolo Maldinin si mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në historinë e Milanit.

Edhe vetë Maldini, flamuri i kuqezinjve, e komplimentoi francezin për këtë arritje në rrjetet sociale:

“Theo i madh. Ndryshimi i vogël është se mua m’u deshën 25 vjet, ty tu deshën 5 vite. Ti je i veçantë!”