Grindet me partneren dhe e ther me thikë. Ngjarja e frikshme është regjistruar pasditen e sotme në qendër të Novarës, Itali.
Çifti, ajo italiane dhe ai maroken, janë grindur në shtëpi. Burri në një moment ka marrë thikën dhe e ka goditur disa herë partneren. Ajo për t’I shpëtuar ka dalë në rrugë e ka nisur të kërkojë ndihmë.
Por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë kanë qenë të thella, e gruaja ka mbyllur sytë para se të mbërrinte ambulanca.
Policia ka arrestuar shtetasin maroken dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen.





