26 maj 2015 – Derbi i Olimpikos mes Romës dhe Lazios ka patur mjaft tensione. Tifozët e Lazios kanë therur dy tifozë të Romës.

La Gazzetta Dello Sport ka njoftuar se grupe huligane të të dyja skuadrave janë vënë përballë njëri-tjetrit, duke përdorur edhe mjete të mprehta. Kjo gazetë njofton se është dashur ndërhyrja e policisë që situata të mos agravohej më tej. Tifozët e plagosur janë dërguar me urgjencë për në spital.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/