Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në negociatat e Brexit.

Në një deklaratë në Downing Street ajo tha se është e papranueshme që krerët e BE-së të refuzojnë planin e saj pa alternativë në këtë “fazë të vonshme të negociatave”, raporton BBC.

Në një samit të BE-së të enjtën, presidenti i Këshillit Europian, tha se plani i May “nuk do të funksionojë”.

Rënia e poundit kundrejt dollarit dhe euros u thellua pas deklaratës së znj. May. Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Të dy palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje deri në nëntor kështu që mund të ratifikohen në kohë.