DURRËS,3 shtator 2013- Një 35-vjecar nga Mali i Zi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Durrës, në rrethana misterioze.
Ngjarja ka ndodhur tek një hotel në zonën e plazhit, pranë Urës së Dajlanit, ku 40 vjeçari nga Mali i Zi Millan Kllikovac, kishte mbërritur një natë më parë në Durrës bashkë me një shokun e tij për pushime. Rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, pranë hotelit ku është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar. Shtetasi malazez është shoqëruar me urgjencë në spitalin rajonal nga miku i tij shkodran, ku i është nënshtruar një operacioni për shkak të plagëve të marra në bark. Bluzat e bardha bënë me dije se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Theret me thikë në mënyrë misterioze, pushuesi malazez në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv
Kosova pajiset me armatim kundërtank nga Gjermania
Akti Normativ i fundvitit, Malaj: 18 milionë euro shtesë për barna në spitalet publike
Mbështetja e zonave malore në Shqipëri/ Bajram Begaj për sipërmarrësit e Pukës: Kanë depërtuar në tregje ndërkombëtare





