Një shqiptar i moshës 22 vjeç ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën në një spital në Itali, pasi u qëllua me thikë.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari me inicialet B.A., u ther me thikë pranë stacionit në Diano Marina.

Ai ka plagë shumë të thella në shpatullën e majtë dhe u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë.

Autori nuk është kapur ende, ndërsa karabinierët kanë nisur kërkimet.