TIRANE, 24 shkurt 2013 – Policia arrestoi pasditen e sotme autorin e vrasjes së 22-vjeçarit Sajmir Cedja në autobus, mbrëmjen e së shtunës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se autori i krimit, 35 vjeçari Artur Zeqiri ishte larguar fill pas ngjarjes drejt qytetit të Fierit, kur edhe u prangos. Nga të dhënat e policisë mësohet se 35-vjeçari ishte fshehur në kryegjyshatë. Zeqiri rezulton të jetë një person me precedentë penalë të mëparshëm, pasi është shpallur në kërkim dhe nga drejtësia turke.
I riu 22 vjeçar Sajmir Cedja humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë në autobusin e linjës Qendër- Uzina e Autortraktorëve. Personat që ishin në autobuz momentin e krimit rrëfyen për policinë se dy të rinjtë patën mosmarrëveshje me njëri tjetrin, mosmarrëveshje që degjeneruan më pas në dhunë e krim.
22-vjeçari Sajmir Çedja mbeti i vrarë në vend pas goditjes në zemër. Ngjarja shkaktoi panik tek pasagjerët, të cilët dolën të tmerruar nga autobusi.





