LUSHNJE, 13 prill 2013 – Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 86 vjeçarit në fshatin Dushk të Lushnjes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit dhe Komisariati i Lushnjës, bëjnë të ditur se Artan Alla, 38 vjeç dyshohet të jetë vrasësi i 86-vjecarit , i cili mbrëmjen e djeshme u gjet i vdekur në xhaminë e fshatit.
Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja ndodhi pas një sherri mes viktimës dhe autorit. Policia konfirmoi se viktima kishte një prerje në fyt dhe pranë tij është gjetur një thikë.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





