Me nënën e vrarë dhe babain në burg si vrasës, dy fëmijët e çiftit Preducaj kanë ngelur në udhëkryq. Nuk dihet ende se kujt do t’i besohen. Mediat italiane raportojnë se tashmë do t’i takojë gjykatës të vendosë se me kë do të rriten fëmijët e Marianna Preducaj, e cila u ther nga i shoqi Gjin Preducaj, teksa ishte duke fjetur, në krevat bashkë me djalin 3-vjeçar, bën të ditur balkanëeb.

“Do të jetë gjykata e të miturve në Milano që do të marrë vendim për kujdestarinë e dy fëmijëve”. Komuna e Gallarate, ku banonte çifti shqiptar ka vënë ndërkohë në dispozicion shërbimet sociale, nëse do t’u duhet një kujdestari e përkohshme.