TIRANE, 14 mars 2013– Në këtë ambient ruhen thesaret e muzikës së kultivuar shqiptare. 

Partituratat kryesore te baletit dhe operas si “Halili e Hajria” e “Skëndërbeu”,  janë përshtatur me metodat e reja teknologjike. 

Majlinda Llazari prej 35 vitesh kujdeset për këtë thesar muzikor.

Ajo e cilëson si shumë të rëndësishëm dixhitalizimin e partiturave, pasi letra dekompozohet me kalimin e kohës.

Asokohe Llazari ka luajtur rolin e kopjistes gjë të cilën e bën edhe sot, por me teknologjinë e re.

Në  fondin e kësaj biblioteke gjenden mijëra faqe partiturash të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat kërkojnë edhe një ambient më të mirë ruajtjeje.