Indi, 19 prill 2014 – Një thesar shumë i çmuar, vlera e të cilit llogaritet në rreth 15 miliard euro, është grabitur duke u zëvendësuar nga objekte false, që nuk janë gjë tjetër veçse kopje të lara në ar të objekteve origjinale.

Skandali ka ndodhur në tempullin Sree Padmanabhasëamy në Indi, dedikuar perëndisë Vishnu. Sipas avokatit që po ndjek këtë çështje mjaft delikate, vjedhja e thesarit është bërë në bashkëpunim me administratën e vendit të shenjtë dhe përfshirjen në këtë vjedhje të personaliteteve me mjaft influencë.

Thesari i përket familjes së maraxhait të Travancore-s, mbretërisë së pasur që zotëronte pjesë të konsiderueshme të Indisë në shekullin e XVIII deri në vitin 1949. Thesari, i përbërë nga sasi mjaft të mëdha bizhuterish, gurësh të çmuar, monedhash dhe objektesh të shenjta u zbulua tre vite më parë. Gjithsesi, një inventar i plotë i tij nuk u bë asnjëherë, për shkak të frikës nga “mallkimi” i perëndisë Vishnu.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/