Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 80 cm.
Sikur të mos mjaftonte rruga e bllokuar, zona është edhe pa energji elektrike.
“I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugën”, apelojnë banorët për ndihmë nga shteti.
Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.
Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme, por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë.





