Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, që nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, e cila kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Blutë e Sarandës kanë kapur në flagrancë shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

"Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.", njofton policia.

Shtetasi E. A, ishte larguar nga vendi i qëndrimit (banesa) në lagjen nr.3 Sarandë dhe është kapur nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.