Një shqiptar i cili theu masën e arrestit shtëpiak në Ciampino (Romë) është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u arrestua teksa ndodhej në stacionin hekurudhor dhe po priste një biletë, ai mbante një kapuç në kokë dhe qëndrim të dyshimtë.
Dy oficerë policie ishin vënë në ndjekje të tij dhe ai u prangos pas disa minutash.
Shqiptari ishte dënuar për shitje të lëndëve narkotike.





