Merret masa e parë disiplinore ndaj një avokati i cili theu bojkotin e proceseve gjyqësore. Bëhet fjalë për avokatin Nexhip Dauti, të cilit i është pezulluar licenca për 3 muaj.

Kjo masë është marrë këtë të mërkurë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që pritet të merret masë ndëshkimore edhe për 14 avokatë të tjerë.  

NJOFTIMI:

Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI :

Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier .

Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!