Bajerni i Mynihut është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Lacion në Mynih, ku dominuan dukshëm sfidën. Furia e lojtarëve të Bajernit nuk lindi nga asgjëja.Tuheli ka lujtur një rol të madh për t’u dhënë futbollistëve ngarkimin e duhur emocional për të mposhtur Lacion. Trajneri gjerman ka dhënë një fjalim motivues përpara fillimit të ndeshjes. Me sa duket, Tuheli ka qenë mjaft i përfshirë në fjalim, duke thyer gishtin e madh të këmbës së tij. “Është e dhimbshme. Në fjalimin e fundit përpara se të fillonte ndeshja shkelmova derën. Ishte teknika e gabuar. Kam ndjesinë se është thyer”, ka thënë Tomas Tuheli pas përfundimit të ndeshjes për “CBS Sports”.
Theu gishtin e madh të këmbës gjatë fjalimit motivues para ndeshjes, Tuchel: Shkelmova derën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Keni probleme me gjumin? Ja pse ora e darkës mund të jetë çelësi i një gjumi më cilësor
Turisti i huaj grabitet në mes të Lungomares, i marrin me forcë varësen nga qafa
Parlamenti Evropian refuzon kërkesën për debat mbi kërcënimet e Trump ndaj Spanjës
“Po përpiqem të marr veten”/ Big Brother-i një eksperiencë ‘traumatike’ për Klodin?





