Një 27-vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më burg në Korenë e Jugut për këtë çështje.
Burri, i cili është identifikuar vetëm me mbiemrin Kim, duhej të qëndronte 2 javë në karantinë në shtëpi pasi doli nga spitali. Por ai doli nga shtëpia duke thyer rregullat 2 ditë para se të përfundonte karantinën 14-ditore.
27-vjeçari u dërgua në një qendër, por u arrestua teksa përpiqej të largohej nga aty. Korea e Jugut forcoi edhe një herë masat izoluese pas shpërthimit të një vale të dytë përhapjeje në klubet e natës, shkruan BBC.





