Moderatorja Einxhel Shkira do të vazhdojë lojën dhe do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lajmi për rikthimin e saj në shtëpi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku theksohet se mjekët kanë vlerësuar se gjendja shëndetësore është e mire dhe se “Big Brother ka vendosur që ajo të rikthehet”.

“Big Brother ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!” thuhet në postim.

Einxhel theu krahun brenda shtëpisë së BBV gjatë një loje që po zhvillonte me banorët e tjerë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.