Nga burimet bëhet me dije se Ditar Cerjani, 36 vjeç, banues në Dibër, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, tentoi të kalonte drejt shtetit të Kosovës. 36-vjeçari kapet dhe vihet në pranga. Ishte i akuzuar për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ditar Cerjani, 36 vjeç, banues në Dibër, i cili tentoi të kalonte drejt shtetit të Kosovës.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.