Një 38-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, është arrestuar nga policia në Krujë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. J., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke lëvizur jashtë banesës së tij, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.