Një 27-vjeçar është kapur nga autoritetet në Pikën Kufitare të Morinës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Blutë njoftojnë se 27-vjeçari rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Njoftimi: 

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia Kufitare ka vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, në mënyrë të parregullt.

Në këtë kuadër, në PKK Morinë, u kap shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë.