Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me një vrasje të kryer në mars të vitit 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.