Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e durrësit, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi u kap duke lëvizur në një automjet.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi F. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi B. A., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës ndaluan shtetasin B. A., 23 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me automjet, në shkelje të masës “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi F. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi B. A., 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.”, njofton policia.