Në prag të miqësores së parë në tokën gjermane me Nuremberg, trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, foli për shtypin e pranishëm në kampin stërvitor të Herzogenaurach.
“Gjithçka po shkon mirë. Përkushtimi i lojtarëve dhe puna që po bëjmë po ecën mirë, jam i lumtur për këtë”, tha Motta.
Të pranishëm në këtë takim janë CEO Scanavino dhe Giuntoli, të dy aktivë në treg: “Ne jemi në dialog të vazhdueshëm për të gjetur zgjidhjet më të mira për ekipin tonë”.
Te Juventus, ndër lojtarët më të diskutuar të momentit janë Federico Chiesa dhe Matias Soulé, të dy në treg.
“Për momentin Federico është pjesë e Juventusit, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishte përgjigjja e Motta për të ardhmen e Chiesa.
Për lamtumirën e mundshme të argjentinasit, megjithatë, ai u përgjigj kështu: “Ashtu si gjithë të tjerët ai po stërvitet shumë mirë dhe për momentin është pjesë e grupit. Jam shumë i kënaqur me atë që shoh në stërvitje”.
Koopmeiners dhe Todibo? “Unë nuk flas për lojtarë që nuk janë të mitë”.
Dushan Vlahovici, gurthemeli i projektit të Juventusi -“Puna e Dusan nuk mund të ndalet vetëm te golat. Ka shumë gjëra për të bërë në futboll: ai e di shumë mirë këtë dhe ai e di se si ta bëjë këtë, ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin, e thashë edhe në konferencën e parë që dhashë: talenti i madh ka nevojë gjithmonë për ekipin”.
Grupi i gjetur te Juventus – “Ky grup është i bashkuar dhe ka ambicie të bëjë gjëra të rëndësishme. Për ta bërë këtë duhet të filloni nga dita e parë në punë, ditë pas dite do të jetë gjithmonë kështu për të fituar diçka”.





