Thiago Motta dëshiron të nënshkruajë me Juventusin, por ka rritur pretendimet financiare dhe ka pikëpyetje nëse marrëveshja do të finalizohet.

Shkak është bërë rritja e pretendimeve nga ana e trajnerit italo-brazilian, që së fundi ka vënë si kusht një pagë prej 5 milionë eurosh neto në sezon.

Nga ana tjetër bardhezinjtë kishin ofruar vetëm 3.5 mln euro dhe tashmë negociatat kanë ngecur.

Tani i takon drejtorit sportive Giuntoli që të ndërhyjë shpejt dhe të zgjidhë situatën.

Kushton një milion e gjysmë, e cila, bruto dhe për tri vitet e kontratës, do të peshonte buxhetin e Juventusit me rreth nëntë milionë euro.

Kjo është distanca që ndan aktualisht Thiago Mottën nga pankina e “Zonjës së Vjetër”.

Në një mënyrë ose në një tjetër do të arrihet një marrëveshje shkruan Sport Mediaset.

Megjithatë, për momentin, marrëveshja më e madhe e vitit ende nuk mund të konkludohet.

Së pari, do të duhet që agjentët e trajnerit dhe drejtuesit e Juventusit, do të duhet të ulen edhe një herë tjetër të diskutojnë detajet e tjera.

Tashmë ish-trajneri i Bologna-s, është me pushime në Portugali, dhe pret të mbyllet marrëveshja me Juventusin: por ka ende një distancë midis ofertës dhe kërkesës.