Jude Bellingham i ka justifikuar plotësisht 100 milionë eurot, që Real Madrid pagoi te Borussia Dortmund për blerjen e tij verën e kaluar.
Mesfushori anglez është kthyer në një golashënues duke i impresionuar të gjithë në Kontinetin e Vjetër.
Lidhur me shkëlqimin e tij ka folur edhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry.
“Bellingham është një lojtar që funksionon me instikt, nuk mund ta kufizosh një futbollist të tillë. Duhet ta lejosh që në fushë të shprehet lirshëm, por edhe duke ruajtur ekulibrat. Te Reali ekuilibrat funksionojnë shumë mirë, kjo është edhe arsyeja pse ai është përshtatur aq mirë. Tre mesfushorët i krijojnë shumë siguri Bellingham dhe në këtë formë ai shfrytëzon në maksimum hapësirat që krijojnë sulmuesit”, u shpreh Henry.





