Një shqiptar 18-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së hënës në Udine të Italisë, pas një sherri me thikë po me një shqiptar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenico-s, në një qendër pritjeje, kur 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, i cili po qëndronte në komunitetin Don De Roja.
Sipas të dhënave të para, një përplasje verbale mes palëve çoi në përdorimin e thikës. Adoleshenti e goditi 18-vjeçarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda. Fatkeqësisht ai e gjeti vdekjen pak pas orës 18:30 të së hënës.





