Një 47-vjeçar mbeti i plagosur si pasojë e një konflikti fizik me një shtetas tjetër, konflikt i cili agravoi në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Pedonalen e qytetit të Beratit.

Policia bën me dije se shtetasit me iniciale G.Ç, 39 vjeç dhe B.D, 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht me tyre, shtetasi G.Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.