Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e cilësoi thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes së Kryesisë së PD-së nga disa prej anëtarëve.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD-në.  Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh se si iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte e tillë. Është thikë pas shpine për PD-në. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma”, tha Bejko.