Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit autori i plagosjes së prindërve, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.17 të qytetit.

Mësohet se 25-vjeçari Hajri Neziri, është dorëzuar tek efektivët e policisë i shoqëruar nga e dashura e tij. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfiktit të ketë qenë edhe dashura e të riut.

Ndonëse ende ngjarja mbetet e paqartë, ka dyshime se prindërit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I riu goditi disa herë më thikë prindërit e moshuar duke iu shkaktuar plagë të rënda. Destan dhe Asije Neziri ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.