Tre persona janë vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë një 27-vjeçar nga Gramshi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Aleks.Zh. 23 vjeç, Eros.S. 19  vjeç dhe Fabiol.L. 19 vjeç.

“Arrestimi i tyre, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y. 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike”.