Ambasadori i OSBE Bern Borchartd, pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog. Ai shprehu dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

"Ne nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Inkurajojmë dialogun dhe një kërkim të përbashkët të problemeve me të cilat po përballet vendi. Është e pamundur që të shikoj të ardhmen", deklaroi ambasadori i OSBE.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.