Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka dy zgjidhje: ose të japë dorëheqje, ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.

“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të japë dorëheqje ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij është alarmante, sepse deputetët duhet të jenë të pavarur.

Bajrami ka vlerësuar se deputetët e LDK-së janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.