Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
“Mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publik”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë bën me dije se ky program ofron
✅ 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike
✅ Trajnim i dedikuar nga ASPA
✅ Kompensim financiar gjatë praktikës
✅ Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë
Po ashtu, praktika zhvillohen në një periudhë kohore 3-mujore, Shtator – Dhjetor 2025, ndërsa afati i aplikimet është deri më 10 Gusht 2025.
Aplikimet bëhen lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në: praktika.riniafemijet.gov.al, ku mund të gjeni të gjitha institucionet dhe profilet përkatëse.






