Pjekja para kohe e fruta-perimeve dhe zarzavateve, përdorimi i pesticideve pa kontroll, i hormoneve etj është ndër shqetësimet kryesore të konsumatorit.
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Durrës, ka reaguar ndaj shqetësimit të shumë qytetarëve për sigurinë ushqimore. Ersida Teliti deklaroi se është një zinxhir i madh i hallkave të shtetit së bashku me tregtarët dhe fermerët, që duhet të marrin masa konkrete.
Në të gjithë markatën nuk ka asnjë produkt me etiketë, për vendin e origjinës së produkteve, kushtet e ruajtjes, afatet e skadencës, etj. Tregtarët thonë se kur e blejnë tek tregu i shumicës interesohen nga cili rreth i vendit vjen rrushi, domatja, e shumë produktet të tjera.
Për zyrën e mbrojtes së konsumatorit, produkte të sigurta për tu ushqyer nuk ka. Madje nuk mund të thuhet as për frutat e stinës sepse janë pjekur para kohe siç është rasti i shegës.
"AKU kontrollet i ka me aksione për produktet e bulmetit ndërsa mjetet për të matur e kontrolluar nivelin e pesticideve dhe nitrateve që përdoren për pjekjen para kohe të produkteve ushqimorë, mungojnë," pohoi shefja e Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Pjepri ka rezultuar këtë sezon veror si fruti me më shumë pesticide gati 20 herë më shumë se norma e lejuar.
Ndjekim deklaratën e Ersida Telitit nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit.
K.H.





