Kosovë, 7 maj 2014 – Një organizatë anonime ka vendosur afishe nëpër shtylla në rrugët e qyteteve të Kosovës, përmes së cilave u bën thirrje prindërve që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në mbrëmjen e maturës. Sipas afishes, përmbajtja e së cilës është predikim fetar, mbrëmja e maturës është një festë jo e moralshme, ku rrezikohet të humbasë nderi i vajzave.
TEKSTI I PLOTE I AFISHES
Mos shko në mbrëmjen e maturës!
Nata ku morali i motrave tona humbet.
Nata ku njerëzit e ligj përfitojnë.
Nata ku rinia jonë prishte.
Nata ku prindi e dërgon vajzën/djalin në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij.
Nata ku familja e humbet turpin brenda saj.
Nata ku paratë e familjes bëhen shkak që fëmijët e tyre të prishen.
Nata ku bëhet amoraliteti, humbet turpi i vajzës, humbet turpi i djalit.
Ndaj ti moj nënë mos lejo që fëmija që ke rritur me mundim të humbasë për një natë!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





