Pas shënimit të golit të parë për Real Madridin, sulmuesi Vinicius Jr. solli një moment tensioni në ndeshjen kundër Benfica-s. Braziliani raportoi se ishte viktimë e një fyerje raciste nga lojtari kundërshtar Prestianni.
Gjyqtari i ndeshjes, francezi Francois Letexier, aktivizoi protokollin anti-racizëm të FIFA-s, duke ndërprerë ndeshjen dhe duke shfaqur një “X” me gishta në ajër, duke njoftuar vendimin në stadium. Ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta, derisa atmosfera në stadium u tensionua më tej, kur Vinicius u prit me fishkëllima pas çdo prekjeje të topit.
Mourinho reagoi pas ndeshjes, duke thënë: “Vinicius duhet të kishte festuar me më shumë respekt, jo të zemëronte 60,000 njerëz. Nuk mund të ndodhë e njëjta gjë në çdo stadium. Nuk mund ta kenë të gjithë gabim dhe ai të drejtë. Vinicius thotë një gjë dhe Prestianni një tjetër, por unë nuk jam dakord me asnjërin prej tyre. Benfica ka Eusebio-n si legjendë: nuk është një klub racist.”





