Euroliga e Basketbollit nisi një hetim disiplonor ndaj skuadrës serbe Ylli i Kuq për racizëm dhe homofobi.Hetimi nisi pas shfaqjes së një banderole nga një grup tifozësh në ndeshjen e luajtur kundër Olimpiakosit të Athinës të premten e shkuar në Beograd.
“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mi”, lexohej në banderolën e hapur nga tifozët e Crvena Zvezdas.Baneri ishte formë proteste ndaj afrimit të lojtarit boshnjak, Alen Omiç në skuadër.
Banderola u kundërshtua nga pjesa tjetër e tifozerisë, që duartrokiti Omiç.Vetë basketbollisti boshnjak reagoi përmes një mesazhi të postuar në Instagram.“Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë”, shkruan ai.





