- Të gjitha llojet e thjerrëzave kanë indeks të ulët glicemik dhe përmbajnë mjaft proteina dhe minerale. 200 gr thjerrëza ka 16 gr proteina dhe kjo është e barabartë me një racion mishi.
31 janar 2015 – Përveç proteinave, ato përmbajnë edhe fibra, hekur, magnez, kalcium dhe vitamina te grupit B. E mira është që thjerrëzat të konsumohen të paktën një herë në javë sepse:
Janë të pasura me proteina
Proteinat përbejnë 26% të kalorive te thjerrëzave dhe për pasojë renditen ndër produktet që kanë sasinë më të lartë të tyre.Mbrojnë zemrën
Studimet kanë treguar se ata persona që konsumojnë produkte të pasura me fibra, ashtu siç janë edhe thjerrëzat kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sasia e madhe e acidit folik dhe magnezit mbron gjithashtu zemrën.Ulin sasinë e kolesterolit
Stabilizojnë sheqerin ne gjak
Duke qenë se përmbajnë mjaft fibra, thjerrëzat ndihmojnë në rregullimin e glicemisë duke sjellë më shumë energji që digjet në mënyrë konstante dhe të ngadaltë, çka ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.Rrisin sasinë e hekurit
Duke qënë se thjerrëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme hekuri janë të mira për t’u konsumuar sidomos për ata që nuk e pëlqejnë mishin e kuq, siç janë vegjetarianët.





