Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka ndarë disa momente shumë të këndshme Krishtlindjeje me ndjekësit e saj.
Ajo ka ndarë një postim në rrjetin social Instagram ku ka bashkuar disa nga momentet më të këndshme dhe më të bukura për të nga festimet e Krishtlindjes ku në njërën prej tyre shohim këngëtaren të veshur me një kostum skiatorësh ngjyrë të kuqe kurse tek fotot e tjera, Rita, e veshur me një xhup Prada po shijon dëborën teksa tregon se gjithçka ka marrë ngjyrë të bardhë dhe ka ngrirë nga i ftohti.
Në dy postimet e fundit ajo ka ndarë dy ëmbëlsira britanike, tradicionale festash dhe duket se është kënaqur vërtet shumë.