Itali, 5 prill 2014– Presidenti i Interit, Erik Thohir ka konfirmuar Walter Mazzarrin në krye të ekipit, pavarësisht rezultateve jo të mira në Serie A. Edhe pse Interi nuk është duke kaluar momente të mira në Serie A, trajneri Walter Mazzarri nuk rrezikon të shkarkohet.

“Besoj te Mazzarri. Po të mos ishte kështu do ta kisha larguar muaj më parë”, -ka deklaruar ai. “I dërgova Mazzarrit një sms për t’i konfirmuar mbështetjen time. Më pas, në fund të sezonit do të rishikojmë gjërat”,- ka thënë biznesmeni indonezian.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/