Sulmuesi i Bayern Munchen dhe Kombetares gjermane, Thomas Muller, ka uruar Krishtlindjet në disa gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe në gjuhën shqipe.

"Krishtlindjet, festa e dashurisë. E dua këtë. Ju uroj Krishtlindjet dhe orë të këndshme me familjet tuaja", shkruan Muller në Facebook, ku nuk mungon as urimi në shqip "Gëzuar Krishtlindjet".