1 qershor 2015 – Sporti nuk njeh moshë të paktën për 92-vjecaren Harriethe Thompson, e cila u bë femra më e vjetër në Botë që përfundon garën në një Maratonë. Me kohën 7 orë 24 minuta e 36 sekonda Thompson arriti t’i shkonte deri në fund Maratonës së San Diegos të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke djegur cdo etapë. Me plot 92 vite e 65 ditë mbi supe Harriethe, e cila më herët i ka mbijetuar edhe sëmundjes së kancerit u dha një shembull mëse të qartë shumë të rinjëve që nuk merren me sport.Thompson theu në këtë mënyrë rekordin që mbahej nga një tjetër amerikane Glaydis Burrill, e cila ishte në moshën 92-vjec e 19 ditë në vitin 2010 kur përfundoi Maratonën e Honolulusë. Harriethe në përfundim të garës u vlerësua nga orginaztorët me medaljen përkatëse. 92-vjecarja mori pjesë për herë të 16-të në Maratonën e San Diegos në ndryshim nga 2014 këtë vit e përfundoi garën 17 minuta më vonë. Gjithsesi pavarësisht gjithckaje ajo tashmë është një kampione sepse përshkroi plot 43 km në një moshë kaq të madhe. Mund të duket e pabesueshme por Thompson filloi të merrte pjesë në garat e Maratonës pikërisht kur kishte arritur të 70-tat për të mbledhur sa më fonde nga sponsorët në mënyrë që të luftonte sëmundjen e kancerit. Harriethe tashmë ja ka dalë dhe ajo një shembull se në jetë asgjë nuk është e pamundur aq më tepër kur merresh me sport.
Thompson, 92-vjecarja që thyen çdo kufi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shembull: Sa kompensim për arsimin përfiton prindi me 2 fëmijë me të ardhura nën 1.2 mln lekë/vit
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të vdekur
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike
Reshje shiu në të gjithë vendin, por rriten temperaturat! Parashikimi i motit për këtë të hënë





